14 persona të vdekur nga të ftohtit

Views: 281
Avantgardia

Të paktën 14 persona raportohet të kenë vdekur si rezultat i borës dhe të ftohtit në Evropë, duke përfshirë një grua që ishte bllokuar nën një ortek dhe vdiq pasi punëtorët e shpëtimit u përpoqën ta nxirrnin atë jashtë.

Austria mund të përballet me deri në 10 metra borë në ditët e ardhshme, pasi moti i ashpër dimëror vazhdon të godasë Evropën qendrore këtë javë.


Pjesë të shumta të Austrisë tashmë kanë pasur shtim të madh të reshjeve të borës, përderisa pritet që këto reshje të rriten edhe më shumë gjatë fundjavës.

Sezoni turistik në Alpet e Austrisë është bllokuar pasi ka borë më shumë se që pritej përderisa 450 ashensorë të skive janë mbyllur për shkak të motit, transmeton Indeksonline.

Moti i ftohtë ka arritur gjithashtu edhe në Greqi, ku temperaturat arritën nga -9 deri në -23C natën e kaluar.

Në Athinë dhe Selanik kishte borë, përderisa Qiproja përjetoi shi dhe borë të madhe.
Paralajmërimet më të mëdha për ortekë është raportuar të jenë në Salzburg.

Përpos kësaj thuajse shumë vetura dhe mjete të tjera të qarkullimit në komunikacion janë bllokuar.