Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në hall me rrymën, kanë 24 orë pa rrymë

Views: 1077
Avantgardia

 Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj  kanë 24 orë që kanë problem më rrymë. Në këtë pjesë sipas deklaratave të banorëve ka 24 orë që është prishur një fazë dhe po kanë problem me ngrohje dhe me aparatura të amvisërisë.

Banorët thonë se kanë lajmëruar KEDS-in për këtë problem por ende askush nuk ka marrë asnjë  veprim për evitimin e defektit.

“Jemi shumë banorë të cilët të vetmin burim  të nxemjes kemi energjinë elektrike pasi në shumë banesa kolektive nuk ka mundësi  për nxemje tjera alternative në mungesë të oxhakëve në këto ndërtesa. Por problem tjetër është  se edhe aparatet e amvisërisë shumica  janë tre fazore dhe që tani janë jashtë përdorimi. Kemi lajmëruar në zyrat e KEDS-sit por askush nuk ka ardhur ta evitoj defektin” thotë një banorë i kësaj rruge.