E ftuara e radhës nga Gjykata Speciale është një ish-luftëtare

Views: 1647
Avantgardia

Në mesin e atyre që kanë marrë ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë është edhe një femër, ish-ushtare e UÇK-së.

Ish-ushtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Postimi i Raimonda Rrecit:

“Njoftim

Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjithatë le te mbetet si njoftim ky shkrim.

Qe nga fillimi i muajit Dhjetor edhe emri ime është i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages” (sic.), ka shkuar ajo në Facebook.

Ndërsa më 5 janar, ditën kur kishte marrë ftesën ajo kishte bërë një postim në Facebook, ku pyeste: “A thua se vetave të grupes tem ju kanë ardh këto ftesa si mu për me vizitu këtë gjykatën e re?”

“Athu sa vetve te grupes tem ju kane ardh k’to ftesa si mu per mej vizitu ket’ gjykaten e re?” (sic.), kishte shkruar Rreci.

I pari që ka pranuar ftesën nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar është Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i UÇK-së i Zonës Operative e Llapit, më pas Nazif Mehmeti, ish-epror i Zonës Operative të Llapit, Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake, ish-pjesëtari i UÇK-së Safet Syla, pastaj Sami Lushtaku, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës dhe Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut.

Ky i fundit ka thënë që do të refuzojë këtë ftesë pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale.

Raimonda Rreci ,deri tash është femra e vetme që ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale