Studentët protestojnë në mot të ftohtë, kërkojnë liberalizim të vizave

Views: 624
Avantgardia

Përfaqësues të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë nisur protestën e paralajmëruar për sot për të kërkuar liberalizim të vizave.

Reshjet e dendura të borës kanë bërë që të mos ketë numër të madh protestuesish.

Marshi i tyre ka filluar nga Biblioteka Kombëtare ku do të vazhdon deri te objekti i Qeverisë.

Aty është parë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ditë më parë dorëzoj pasaportën e tij në shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës.

Studentët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.