Kanadaja do t’i pranojë një milion imigrantë gjatë tre vjetëve të ardhshëm

Views: 1109
Avantgardia

Parlamenti i Kanadasë ka publikuar plane për t’i pranuar një milion banorë të përhershëm gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Kjo shifër paraqet një për qind të popullsisë për secilin vit. Ky vend ka pranuar 286 mijë banorë të rinj gjatë vitit 2017, ndërsa këtë vit pritet t’i pranojë rreth 350 mijë.
Rreth 360 mijë imigrantë do të pranohen në vitin 2020, ndërsa 370 mijë në vitin 2021. “Duke iu falënderuar të ardhurve përgjatë historisë sonë, Kanadaja është bërë një vend i fuqishëm dhe i këndshëm për të gjithë”, tha Ahmed Hussen, ministër i imigrimt, refugjatëve dhe shtetësisë. Ai kishte ardhur në Kanada nga Somalia dhe tha se imigrantët e rinj do ta baraspeshojnë mplakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve, ndërsa do ta shtojnë numrin e fuqisë punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadajsë ndaj imigrantëve vjen në kohën kur shumë shtete perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit. Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017, shkruan “CNN”