A do ta tërheq Amerika mbështetjen për Ushtrinë, flet kryeministri

Views: 1027
Avantgardia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka kthim mbrapa sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë vendim nuk ka kthim mbrapa as prej Amerikës. Këto deklarata Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, ku u pyet se a do ta tërheq përkrahjen Amerika për ushtrinë në rast se Kosova nuk e tërheq taksën për produktet serbe.

“Respekti dhe dashuria ndaj Amerikës janë pa kushte, besnikëria jonë është e vërtetë. I kem do punë të shtëpisë tona, të cilat do të kryejmë për interesin tonë…Nuk ka qenë e lehtë arritja deri tek ushtria, s’ka kthim mbrapa për ushtrinë prej Amerikës…”, u shpreh Haradinaj.

Ai duke komentuar letrën e Departamentit të Shtetit për këtë gjë e cila u publikua në media, tha se letra nuk është zyrtare pasi që është me burime, dhe se kontakti i drejtpërdrejtë i Qeverisë me Amerikën është përmes ambasadorit Philip Kosnett.