Kryetari i Vushtrrisë do t’i shpërblejë me 5 mijë euro ata që e lajmërojnë korrupsionin

Views: 1140

Secili qytetar i Vushtrrisë që e lajmëron keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin në këtë komunë, do të  fitojë 5 mijë euro shpërblim. Kështu ka vendosur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Këtë Tahiri e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

“Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).???”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

“Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien. ????

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga ???????? USAID-i në kuadër të Projektit TEAM. ✋

Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).????

Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni✌️“, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/