Vajza e heroit Hamëz Jashari, publikon zërin e babait të saj, dëgjohet rrëfimi patriotik i tij për atdheun

Views: 1524
Avantgardia

Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar Hamëz Jashari, ka publikuar një audio-incizim i cili flet për guximin, sakrificat si dhe përkushtimin për lirinë e vendit të babait të saj.

Me një shkrim në Facebook, duke ia bashkëngjitur videon, Besarta thotë se fjalët e Hamzës (babait), janë dëshmi se si duhet atdheu

“…zëri që më qetëson shpirtin! Sot, pas më shumë se 20 vjet, fjalët e babushit përbëjnë një dëshmi se si duhet atdheu e liria, dëshmon për familjen tonë”, shkruan Besarta.

“Gjatë këtij rrëfimi të babushit, mes tjerash përjetoj edhe harmoninë familjare që dikur kishim dhe sot më përcjellë si një kujtim i mire. Në këtë audio regjistrim, që është i publikuar vetëm pjesërisht, mund të dëgjoni fjalët e babushit përmes të cilave e kuptojmë guximin e përkushtimin për liri, sakrificën për shumë vite që bënte familja jonë, presionin sistematik që përjetonim… por mbi të gjitha të palëkundur dashurinë dhe besimin në lirinë që po na priste…Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar në fund Besarta, përcjell IK.

Besarta JashariHamëz Jashari