Putini në Beograd, me Vuçiqin do të flasë edhe për Kosovën

Views: 820
Avantgardia

residenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin arriti në Beograd. Në aeroportin e Beogradit me një ceremoni mirëpritëse atë e përshëndeti presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Putini do të qëndrojë tërë ditën në Beograd me një delegacion të madh, derisa do të nënshkruhen shumë marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve. Ai gjatë qëndrimit të tij do të shpalosë edhe qëndrimin e Moskës lidhur me Kosovën, transmeton KTV.

“Qëndrimi ynë është i qartë, konsistent dhe i bazuar mbi kornizat e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ato që ndodhën në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, kishte deklaruar Putini.

Mes tjerash para se të arrinte në Beograd, Putini kishte deklaruar se Rusia e respekton kursin e anëtarësimit të Serbisë në BE, dhe shtoi se për dallim nga perëndimorët nuk kërkon nga Serbia të përcaktohet se cilën anë do ta mbajë