Asambleja Komunale e Fëmijëve të Ferizajt kërkojnë vijimin e mësimit

Views: 383
donita

Sot ishte një humbje e madhe për ne,për të ardhmen e Kosovës,për shpresën e Kosovës.
Pasi ne jemi një shtet i ri në zhvillim kemi nevojë per ndryshim dhe reforma në shumë sektorë e sidomos në Arsim.
Sot filloi gjysëmvjetori i dytë i mësimit që normalisht na gjen ulur në bankat shkollore e ne sot e pritëm atë ulur duke shikuar në dritaren e dhomës borën teksa binte.
Ne i kuptojmë dhe i respektojmë kërkesat e SBASHK-ut mirëpo ata që po humbim më së shumti jemi ne, nxënësit.Ne e dimë se Arsimi është çelësi i zhvillimit të një vendi por ajo sot mungoi tek ne.Ju lutem që sa më parë Të gjendet një zgjidhje ku qëllimi kryesor të jetë zhvillimi i procesit mësimor qoftë me orar të shkurtuar apo me ndërprerje të ndonjë ore mësimore por jo bojkotimi i gjithë procesit mësimor. 
Ju lutem! Azra Maksuti
Kryesuese e Asambles komunale së fëmijëve Ferizajt.