10 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Rahovec

Views: 894
Avantgardia

Një bombol e gazit ka shpërthyer në një qebaptore në Rahovec ku të paktën 10 persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar.

Lirije Podrimaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar rastin. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur para orës 20:00.

Ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës.“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, përmes telefonit Stacioni Policor ne Rahovec ka pranuar një informacion se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim  dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spital rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjëherë janë dalur ne vend te ngjarjes, kane bere sigurimin e vendit. Mbi gjendjen e personave te lënduar ende nuk kemi informata te hollësishme”, ka deklaruar ajo.