Edhe shërbyesit civilë të komunave paralajmërojnë greva

Views: 1082
Avantgardia
Në Komunën e Mitrovicës sot u mbajt mbledhje e Sindikatës së të punësuarve të komunës në bashkëpunim më sindikatat e disa komunave tjera.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte projektligji për pagat e shërbyesve civilë.

Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i sindikatës së të punësuarve të Mitrovicës Mehmet Bajrami, ai i të punësuarve të Vushtrrisë Ramadan Kutllovci dhe ai i Rahovecit Ilir Haxhijaha.

Mehmet Bajrami, tha se kërkesa e Sindikatës së shërbyesve civilë në komunën e Mitrovicës është e njëjtë me atë të Sindikatës së Arsimit.

Ata kërkojnë rritjen e koeficientit për shërbyesit civilë në nivel komunal për 30% duke përfshirë çdo nivel.

Bajrami ka thënë se janë të diskriminuar me koeficientin derisa ka shtuar se zyrtarë të tjerë komunal me atë koeficient që është paraparë me projektligjin për paga pritet t`u ulet paga deri në 40 për qind.

Kështu ata i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshojë koeficientin deri më 21 janar.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/edhe-sherbyesit-civil-te-komunave-paralajmerojne-greva-617188/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright