Make-up Artistja që ka fituar besimin e femrave Shqiptare për vetulla tattoo!

Views: 354
Avantgardia

Vetullat tattoo në kohen e fundit janë bërë trendë në botë por edhe tek ne me ketë e ka dëshmuar edhe Vjosa Metaj-Cena me punën e saj e cila mban edhe trajnime për vetulla tatto me metodën Microblading .

“Microblading” është një trajtim estetik që lë pas trukun e përhershëm dhe jep një pamje natyrale falë përdorimit të gjilpërave të holla të mbushura me pigment me ngjyrë që tërheq një qime të vetme çdo herë.

Microblading, po përdoret tek të famshmit dhe jo vetëm, është një teknikë krejtësisht e re, për t’u lënë vetullave rolin kryesor në fytyrën tonë. Megjithatë, ky është një trajtim i kohëve të fundit, që kërkon ekspertë dhe një investim fillestar që duhet të vlerësohet para se të vazhdojmë dhe këtë e bënë më së miri mjeshtrja Vjoca Metaj-Cena.

Vjosa Metaj-Cena është nje ndër make-up artistët të njohur tek ne,disa nga personazhet më me zë janë drejtuar dyerve të ‘Angel Studio’për të perfeksionuar edhe më tej pamjen e tyre. Lori Hoxha, Tuna Sejdi, Soni Malaj, Vesa, Luma, Kida, Morena Taraku, Luana Vjollca janë vetëm disa nga të famshmet që i kanë besuar Vjosa Metaj Cena për t’i dhënë një tjetër prekje paraqitjes. ‘