Agim Bahtiri sfidon SBASHK-un: Nëse nuk ndërprehet greva, do të angazhojmë mësimdhënës vullnetarë për të mbajtur mësimin

Views: 239
Avantgardia

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të ndërprejnë grevën, në të kundërtën tha se Komuna do të detyrohet të kërkojë forma tjera për të vazhduar procesin mësimor në shkolla.

Bahtiri ka vendosur të sfidojë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, duke thënë se “nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla”, përcjell IndeksKosova

“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna”, ka thënë Bahtiri.