Skandali i blerjes së ‘plazmave’ me pare të shtetit, Haradinaj kërcënon me masa

Views: 1131
donita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj tenderit publik për blerjen e produkteve serbe.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës do të fillohet procedura disiplinore dhe penale.

Image may contain: one or more people, text and closeup

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

KALLXO.com raportoi sot lidhur me tenderin e Agjencisë Qendrore e Prokurimit e cila po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Kjo Agjenci, që bën prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar.