Çfarë moti do të kemi nesër

Views: 1030
donita
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme. Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, njofton IHMK