Fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, Haradinaj bën zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

Views: 1051
donita

Sot zyrtarisht ka filluar procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndërsa me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti, Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, në hyrje të objektit të Ministrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Berisha me këtë rast tha se sot është ditë e veçantë për FSK-në dhe qytetarët e saj pasi nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri

Sot është ditë e veçantë për FSK dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës…”, tha ministri, duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, përfaqësuesit e NATO-s etj.