Kjo do të jetë rritja e pagave për çdo mësimdhënës në Kosovë

Views: 1307
donita

Pas një takimi që pati me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Haradinaj theksoi se oferta e sotme drejtuar mësimdhënësve është e fundit dhe se nuk duhet të hamendësohen dhe të mendojnë se do të ketë edhe një ofertë tjetër. Ndërsa rritja e pagave të propozuara nga Qeveria e Kosovës sot janë kësisoj: Për mësimdhënësit e shkollave të mesme, nga paga aktuale që është 523 euro, propozohet rritja në 597.8 euro, që i bie rritje për 74.8 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 5 mijë. Për mësimdhënësit në shkollat fillore, nga paga aktuale që është 479 euro, propozohet rritje në 525.8 euro, që i bie rritje prej 46.8 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 790, raporton Indeksonline. Për mësimdhënësit në arsim parashkollor, nga paga aktuale që është 447 euro, propozohet rritje në 501.9 euro, që i bie 54.9 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 912. Dhe kategoria e mësimdhënësve në shkollat speciale, paga aktuale e të cilëve është 476 euro, propozohet rritje në 525.8 euro, që i bie rritje për 49.8 euro. Në këtë kategori janë 125 mësimdhënës. Kryeministri Haradinaj ka ftuar Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, që të shqyrtojë këtë ofertë dhe të marr vendim të arsyeshëm, për të mirën e nxënësve dhe të arsimit në vend