Mustaf Grainca merr edhe një tjetër pozicion të rëndësishëm në Ferizaj!

Views: 325
Avantgardia

Pas problemeve që përcjellën klubin futbollistik KF Ferizaj  sezonin e kaluar, si dhe largimit të trajnerit Tovërlani  Bordi udhëheqës i KF Ferizaj   ka emëruar  për kryetar të klubit z. Mustafa Grainca

Në mbledhjen e rregullt të Bordit udhëheqës të Klubit futbollitik “Ferizaj” të kryesuar nga Fisnik Bucaliu u shqyrtua situata e përgjithshme  në klub. Në mesin e shumë hapave me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë klub  u bënë edhe ndryshime në stafin menaxherial.

Me këtë rast në vend të kryetarit të deritashëm, Sadush Rysha, në pozitën e kryetarit të klubit u emëruar Mustafa Grainca.

Kryetari i deritashëm  Sadush Rysha u falënderuar për punën e deritashme në këtë klub.

Me ardhjen e z. Grainca në krye  të klubit pritet që ekipi ferizajas  ti tejkalojë problemet e deritashme dhe të realizojë qëllimin  e tijë në këtë sezonë,mbetjen në  Superligën e Kosovës.

Ndryshe, sot skuadra e KF Ferizaj  ka filluar stërvitjet nën udhëheqjen  e Burim Qerkinit. Në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët shumica prej tyre pritet të vazhdojnë kontratën.

Pritet që  synim kryesorë i klubit të jetë  mbijetesa në Superligë, si dhe angazhimi I trajnerit të ri dhe përforcimeve të reja.