Një deminues kosovar vritet nga një shpërthim në Jemen

Pesë ekspertë të deminimit, mes tyre edhe një kosovar, kanë mbetur të vrarë në një shpërthim gjatë fundjavës në Jemen.

Ndihma humanitare dhe qendra e ndihmës së mbretit Salman (KSRelief), tha se të dielën janë vrarë dy afrikano jugor, një kroat, një boshnjak dhe një kosovar, kur një makinë që mbante mina që duhej të shkatërroheshin shpërtheu në provincën qendrore Marib, raporton AFP.