Rrëfimi i Adnan Merovcit për Rugovën: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin, ose vetëvrasjen

Views: 2233
Avantgardia

Adnan Merovci në emisioni “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka rrëfyer një prej ngjarjeve më dramatike të luftës, arrestimi i Ibrahim Rugovës në Prishtinë nga policia dhe ushtria serbe.

Merovci rrëfen se me 21 mars 1999 ai bashkë me Rugovën janë kthyer në Kosovë përmes Shkupit edhe pse një gjë të tillë miqtë evropianë nuk ua kishin rekomanduar, pasi tre ditë më pas filluan bombardimet ndaj Serbisë.

Ai thotë se Gjenerali amerikan Wesley Clark u kishte thënë ruajeni vetën për një javë, pastaj NATO hyn në Prishtinë dhe ju mbron.

Ish-shoqëruesi i Presidentit Rugova thotë se Rugova i kishte dhënë atij leje të largohet, por vendimi i Merovcit kishte qenë ndryshe.

Ai thotë se takimi ka qenë i imponuar dhe se ata nuk kishin rrugë tjetër, pos vetëvrasjes.

“Kishim dy alternative, takimin me Millosheviqin ose vetëvrasjen. Por edhe vetëvrasja ishte e vështirë. Si të vrasësh vetën?!”, tregon Merovci