Ky është moti për nesër

Views: 962
Avantgardia

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.