Aksident i rëndë në Dardani të Ferizajt

Views: 564
Avantgardia

Para pak qastesh, në Dardani  të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Në këtë aksident  janë lënduar katër persona. Tre nga ta që janë të lënduar më shumë janë dërguar në Spitalin e Gjilani ndërsa një që sipas  mjekve ishte më lehtë i lënduar është  dërguar në Spitalin e Ferizajt.

Ekipi i ndihmës së parë që ka intervenuar në këtë rast i ka thënë Ferizajpres se  në emergjencën e Ferizajt kanë sjellë një të lënduar ndërsa tre të tjerë janë dërguar  në Spitalin e Gjilanit.

Policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.