Drejtori i Policisë flet për aksionin në Prishtinë

Views: 1056
Avantgardia

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sonte një operacion bastisjesh në lokalet në kompleksin “Lesna” në Prishtinë.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë, Rexhep Sijarina, operacioni është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

Operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim.

Në këtë operacion janë përfshirë disa njësi të Policisë së Rajonit të Prishtinës.

Aksioni është duke vazhduar.