Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një xhami

Views: 841
Avantgardia

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.