U bëhet thirrje myslimanëve t’i bojkotojnë letrat e banjës me mbishkrimin “Allah”

Views: 1203
Avantgardia

Një video që është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, një përdorues i zemëruar thotë se kjo fjalë është e dukshme dhe është shkruar në alfabetin arab.

Sidoqoftë, kompania “Marks & Spencer” i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se shenja në këto letra është një gjethe e bimës së aloe veras. Këto akuza i kanë ndarë njerëzit në dy grupe. Disa po kërkojnë që të gjithë t’i bojkotojnë prodhimet e kësaj kompanie, ndërsa të tjerët po thonë se e tërë kjo është një teori qesharake e konspiracionit.

Në video shihet se si një person i paidentifikuar e hap paketimin e letrës dhe u bënë thirrje njerëzve që të mos e blejnë këtë produkt sepse, sipas tij, secila letër e ka të shkruar emrin “Allah” në të. Në anën tjetër, një zëdhënës i kompanisë ka thënë se ky produkt ka qenë duke u shitur për më shumë se pesë vjet dhe se shenja e kontestuar është gjethe e aloe veras, e jo fjalë arabe.