Agim Aliu me para të taksapaguesve paguan 18 mijë euro për imazhin e vet rregullimin e fotove dhe mirëmbajtjen e facebook-it personal

Views: 1224
donita

Komuna e Ferizajt, vitin e kaluar ka lidhur kontratë me një operator ekonomik”SHËNDET ALIU B.I.”duke shpërfillur të gjitha procedurat e tenderimit, përpos kurdisjes.

Kjo kontratë, në anën tjetër është edhe qesharake. Kontrata me numër 656-18-2748-2-3-5: “Administrimi i profilit të Kryetarit të Komunës në rrjetet sociale” paska të bëj me mirëmbajtjen e facebookut si dhe angazhimin për krijimin e imazhit sa më të mirë online të kryetarit të komunës. Dhe për këtë punë (dhe disa fotografi e video) i paskan ndarë kësaj kompanie hiq më pak se 18 mijë euro për dy vite. Pra, nga paratë e taksapaguesve, qytetarëve të Ferizajt kryetari Aliu paska angazhuar dikë për ta mirëmbajtur facebookun, për imazh të tij personal, për t’u dukur sa më bukur në fotografi 750 euro në muaj ose 18 mijë euro në total për dy vite. Dega e LDK së ne Ferizaj, pyet
z. Aliu, se cfarë funksioni ka zyra për informim në kuadër të zyrës së kryetarit?
A paguhen për të njejtën gjë zyrtarët komunal? Apo thjeshtë është dashur të shpiket edhe një pozicion i tillë për fotografi e për facebook?