Kurti: Misioni i përbashkët me LDK-në, ta ndalim Thaçin

Views: 972
donita

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti qeverinë Haradinaj e ka konsideruar qeveri të vdekur, të pakallur dhe një qeveri zombie, duke e vënë në pah mosbesimin që ekziston mes partnerëve të koalicionit.

Në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, Kurti ka folur edhe për bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën ka thënë se kanë misionin e përbashkët, atë të ‘ndaljes’ së presidentit Hashim Thaçi.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Në mes tjerash, i pari i VV-së, ka folur për taksën 100 përqind ndaj mallrave serbe, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritjet nga Ekipi Negociator i Qeverisë së Kosovës.

Paralajmërimet e fundit nga Ekipi Negociator i Qeverisë janë se në kuadër të fazës së fundit të dialogut me Serbinë do të diskutohen dëmet e luftës si dhe çështja e personave të pagjetur përderisa thonë se njohja e ndërsjellë është qëllimi kryesor. Pse nuk do ta përkrahnit një dialog që trajton një ndër çështjet që Vetëvendosje vazhdimisht e ka ngritur si kritikë ndaj dialogut të deritanishëm të ndërmjetësuar nga BE? Apo, nuk besoni se Ekipi Negociator do t’i vë këto si kushte?

Kurti: Ne i kemi parashtruar disa hapa të nevojshëm për dialogun. Ato hapa fillojnë me transparencën e plotë mbi dialogun e bërë deri më tash, shqyrtimin dhe vlerësimin e 33 marrëveshjeve gjatë atyre gjashtë vjetëve, si dhe marrjen e përgjegjësive nga personat përgjegjës, për dështimet që ka prodhuar për Kosovën ky dialog. Më pastaj, duhet t’ia shtrojmë zyrtarisht e publikisht, si shtet, si qeveri e si kuvend, kërkesat tona Serbisë e cila na ka aq shumë borxh.

Duhet të fillojmë edhe ne në Kosovë të kuptojmë se përgjegjësitë dhe fajet para ligjit nuk shlyhen duke deklaruar qëllime të mira. Nuk mjafton që dikush, Hashimi, Ramushi a ndonjë tjetër mund ta përvetësojë ndonjë element nga programi i Vetëvendosjes, pasi alternativa jonë nuk është alibi mbuluese për keqbërësit, por udhërrëfyes për të ndershmit.

Me këtë dua të them se ata që na kanë mashtruar dhe na kanë sjellë stagnim madje edhe regres përgjatë këtyre viteve të shumta që kanë udhëhequr dialogjet dhe Kosovën, nuk ka nevojë t´i besojmë kësaj radhe se do të bëjnë diçka të mirë për Kosovën. Sa i përket grupit negociator, ata tashmë është e ditur dhe e pohuar edhe nga BE se nuk kanë rol tjetër përveçse si këshilltarë të Thaçit, prandaj nuk janë në gjendje të vendosin kushte. Atyre Hashimi as nuk po u raporton e nuk po u jep dokumenta që të dinë se si janë punët me dialogun. Deputetët  e PDK-së, përfshirë edhe mbesën e presidentit, znj. Evgjeni Thaçi, e patën mbështetur e votuar të ashtuquajturin ‘delegacion shtetëror’, i cili thoshte se kinse do ta kufizonte presidentin Thaçi