Thaçi për “Blick”: Tani është momenti për paqe me Serbinë

Views: 973
Avantgardia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për rolin e diasporës në forcimin ekonomisë dhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Christian Dorer, kryeredaktorit të këtij mediumi prestigjioz, presidenti Thaçi ka theksuar se më kurrë nuk do të ketë luftë ndërmjet shqiptarëve edhe serbeve nëse arrihet një marrëveshjeje e paqes, e cila mund të arrihet në muajt e ardhshëm.

“Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi, përcjell KP.

Ai ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke thënë se ajo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe botë.

Kjo është intervista e plotë e presidentit Thaçi për “Blick”:

Z. President, dikur keni jetuar si refugjat dhe si student në Zvicër. Si po e përjetoni rikthimin tuaj këtu?

Hashim Thaçi:  Më shumë kënaqësi dhe nostalgji i kujtoj vitet e mia në Zvicër. Ishin vitet më të qeta ndonjëherë. Zvicra më dha mbrojtje në kohën kur për shkak të rezistencës sime kundër regjimit të Millosheviqit është dashur ta braktis vendin tim. Djali im lindi këtu. Ai gjithashtu ka një imazh shumë pozitiv për Zvicrën.

Kosova përsëri gjendet në ballinat e mediave ndërkombëtare, sepse ju doni të themeloni një ushtri. Pse po e bëni ketë?