Polici shqiptar lufton për jetë pasi, bashkë me dy shokët, u rrah nga turma rome në Shutkë të Shkupit

Views: 970
Avantgardia

Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmë u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares, po lufton për jetë. Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka ka marrë pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje.

Ka qenë një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve. Në ndërkohë, në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë.

Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, romët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, duke i nxjerrë madje nga vetura.

Në vazhdim edhe komunikata e mbrëmshme e policisë lidhur me rastin:

“Sot, në ora 17.20, në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizare një femër e mitur ka parë se persona të panjohur me forcë e kanë futur një femër në një furgon, por nuk e dinte se për kë bëhet fjalë. Ajo ka njoftuar një person të rritur i cili është paraqitur menjëherë në polici. Janë mbledhur një grup i madh qytetarësh dhe në atë moment kanë hasur një automjet në të cilën kishte tre persona, dy prej tyre zyrtarë policir të stacionit policor Çair, të cilët nuk kanë qenë në detyrë. Grupi prej banorëve kanë sumuar tre personat që ishin në automjet. Personat e rrahur janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore.