Në kuvendin e Kosovës votohet projektligji për financimin e projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për komunën e Shtimes!

Views: 905
donita

Kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli për mes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot është votuar projektligji që ka të bëjë me financimin e projektit të kanalizimit për këtë komunë.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Shtimes, me lejoni t’ju informoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot në mbledhjen e mbajtur me vota unanime ka votuar Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për komunën e Shtimes.
Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e këtij projektligji, projekt ky shumë me rëndësi për qytetarët e Shtimes.
Ju faleminderit!
Me respekt,
N.I.