Limaj flet pas takimit të liderëve në Qeveri

Ka përfunduar edhe takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në Qeveri me zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn si dhe Behgjet Pacollin.

Veç tyre pas takimit që patën në Presidencë, në Qeveri ata i shoqëroi edhe bashkëkryenegociatori Shpend Ahmeti.

Por, në lidhje me të gjitha këto zhvillime, i vetmi i cili ka komentuar shkurt ishte Fatmir Limaj.

Ai tha se nga këto takime të liderëve në Presidencë dhe në Qeveri nuk ka rezultuar diçka e veçantë, njofton Klan Kosova.

”S’ka asgjë të veçantë. S’ka ndodhur asgjë”, iu është përgjigjur gazetarëve, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/limaj-flet-pas-takimi-i-lidereve-ne-qeveri-621876/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright