Sonte në orën 00:00 mbyllet Qeveria

Views: 986
Avantgardia
Shteti nga nesër hyn në ‘shutdown’, pra nuk mund të kryhet asnjë pagesë, përveç borxheve publike. Pagat e sektorit publik kanë dalë sot, ndërsa nga 1 shkurti çdo cent do të jetë i bllokuar. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë, ose mund t’i vër vulën e kolapsit dhe gjendjes kaotike të krijuar nga grevat dhe mosmarrëveshjet mes liderëve politikë. Vendi do të jetë në bllokadë të plotë, nëse të shtunën nuk votohet buxheti

Për t’i ikur asaj që quhet “mbyllje e qeverisë”, e cila hyn në fuqi që nga nesër, Qeveria e Kosovës është ngutur që t’i paguajë pagat e punëtorëve me datën 31 janar. Ekspertët financiarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës, po e paralajmërojnë qeverinë që tash ajo nuk ka të drejtë të shfrytëzojë mjetet financiare, pa u aprovuar buxheti në lexim të dytë.

Koalicioni qeveritar, tash pa Listën Srpska, nuk e ka shumicën e thjeshtë për ta kaluar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Mendohej që do t’i kishte, mirëpo Partia Socialdemokrate i ka vënë pesë kushte Qeverisë Haradinaj, në këmbim të 12 votave pro buxhetit.

Sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe të Përgjegjësisë, ndarjet buxhetore të vitit të kaluar mund të zgjatën për një muaj të vitit të ri.

Me vendim të Kuvendit, mund të bëhet zgjatja e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për tre muajt e parë të vitit të ri, por në asnjë mënyrë më shumë se kaq.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sonte-ne-oren-00-00-mbyllet-qeveria-621829/?fbclid=IwAR2-T1cFCVomvpHkwg8byM3aAFM-a4Iu0dw0LNibYKuWIV6iUPMmfUb6US4?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright