Veriu i SHBA-së ngrin në minus 53 gradë celsius

Veriu i SHBA-së u përfshi të mërkurën nga temperatura dhe erëra polare me origjinë nga Arktiku duke shtyrë autoritetet për të shtuar masat e emergjencës për mbrojtjen e njerëzve në nevojë.

Kjo masë e paprecedentë e rrymës arktike pritet të shkaktojë temperatura ekstreme ku termometri do të arrijë vlerat nga minus 34 deri në minus 51 gradë celsius në Haiti, në rajonin e pesë liqeneve të mëdha të Amerikës së Veriut dhe në veri të pjesës perëndimore, sipas shërbimeve meteorologjike amerikane (NWS). Në veriperëndim të Minesotës, merkuri i termometrit zbriti në minus 40 gradë celsius në orën 06:00, ndërsa në qytetin e vogël të Mahnomenit arriti vlerën minus 53. 

Autoritetet në Ilinois, Uiskonsin dhe Miçigan njoftuan në buletine informuese se e mërkura do të ishte dita më e ftohtë e këtij episodi polar që do të prekte rreth 60 milionë banorë.Në Çikago, qyteti i tretë më i madh i vendit i cilësuar dhe si qyteti i erërave, termometri shënonte vlerën minus 30 gradë celsius në mëngjes dhe minus 26 pasdite.