Thaçi kërkon t’i hiqet taksa Serbisë, por e përdorë një fjalë tjetër

Views: 932
Avantgardia
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që të hiqet taksa ndaj Serbisë duke mos e përdorur fjalën taksë. Në vend të kësaj ai ka thënë së duhet të hiqet “preteksti” që po e mbanë Serbinë larg bisedimeve duke thënë se SHBA dhe BE janë shumë të qartë rreth kësaj kërkese.

“Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Të gjithë pajtohemi se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja thelbësore pse Kosova ka qenë gjithmonë konstruktive dhe nuk ka ikur nga dialogu.

Përvoja e deritashme e Kosovës me negociata është pozitive, duke filluar nga Rambujeja, Vjena, por edhe Brukseli. Dialogu ekzistues për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vërtet është zgjatur shumë, por tani kemi një momentum që nuk duhet humbur për ta përfunduar.

Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë. Ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës. Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/thaci-kerkon-t-i-hiqet-taksa-serbise-por-e-perdore-nje-fjale-tjeter-622242/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright