Dardan Molliqaj: Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut

Deputeti Dardan Molliqaj e ka akuzuar rëndë ish partiakun e tij, shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke i thënë se për një vit ka qenë në SHIK dhe ka kërkuar nga ai që ta pranojë këtë fakt.

“Glauku flet për etikë, sinqeritet, et. Unë e ftoj me e marr guximin edhe me u ballafaqu me të vërtetën e jo m’u fsheh si shefi i tij që o dashtë me ia qit videon. Glauku një vjet ditë ka qenë në SHIK edhe ish kon mirë me e marr guximin edhe me kallxu”.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mirë është me kallxu një nga një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”, deklaroi Molliqaj gjatë seancës ku po diskutohet për projektligjin për dialogun.