E larguan me një mesazh, Tv Klan tregon arsyen pse e hoqën Alesia Bamin

Views: 322
donita

Në fakt bukuroshja prej dy netësh nuk është më pjesë e emisionit dhe zgjodhi të reagojë duke shkruar në Instagram.
Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh.Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës.Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri,-përfundon Alesia.