Grabitje e armatosur në bankën TEB në Çagllavicë

Views: 1231
Avantgardia

Rreth orës 15:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Grabitja ka ndodhur në filialin e bankës TEB në Çagllavicë.

Pas marrjes së këtij informacioni policia është duke i marrë gjitha veprimet operative dhe duke bërë hetimet në drejtim të zbardhjes së rastit.

Sipas hetimeve të para dyshohet se grabitjen e kanë kryer katër persona të armatosur njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia ka arritur ta identifikojë makinën.

Sipas ekspertëve të forenzikës xhami i bankës dyshohet se është thyer me sopatë. Ky filial është grabitur për herën e dytë.

Plaçkitësit nuk kanë arritur të marrin para, pasi ata u ndeshën me sigurimin që po i barte paratë e bankës.

Cak i tyre ishte vetura e cila po i barte ato.

Klan Kosova do ju mbajë të informuar lidhur me detajet tjera për rastin.