Gryka e njohur e Carralevës së Shtimes është e njohur gjatë historisë për shumë beteja kundër pushtuesve

Hardhitë e shumta barbare këtu i lanë eshtrat e tyre dhe shpesh u detyruan të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Këtu pësuan romakët ,bizantinët e turqit nga heronjtë e këtyre maleve nga Mic Sokolat, Ali Ibrat, Isa Boletinat etj., ashtu siç pësuan më vonë hardhitë nazifashiste italiano-gjermane, e siç do te pësojnë edhe hardhitë serbe. Këtu ne këtë pikë strategjike, ku lidhen fushëgropa e Kosoves me Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet Carraleva e shumë deshmoreve te lirisë
Këtu, në këto male kreshnikësh, u rrit dhe u burrërua dëshmori i kombit Ali Tafa.
Babai i Aliut, Jetullah Tafë Jetullahu, në jetën bashkëshortore me Feride Rrustem Rashitin nga Petrova e Shtimes, linden tetë fëmijë:Hatixhen, Fatimen, Aliun, Azeminen, Bajramin, Rrahmanin, Adilen dhe Makfireten.
Meqë jeta në këto male ishte e vështirë dhe kërkonte shumë mundë e djersë për t’u mbajtur gjallë, atëherë edhe Aliut gëzimit të parë të familjes, iu desh qysh në moshë të re t’i bëhej krah pune babait, te ndjekur dhe te persekutuar shumë herë nga okupatori serb ¬.Është rrënqethës rikujtimi i torturave fizike që pësoi Jetullahu trim në stacionin e policisë në Shtime, gjatë aksionit famëkeq te mbledhjes së armëve më 1956.
Ende si fëmijë, Aliut i mbeti barra e rëndë e kujdestarit te familjes. Meqë nuk kishte kushte për shkollim, arriti ta mbarojë vetëm shkollën fillore ne fshatin e lindjes, por ai mbaroi një shkollë edhe më të madhe,shkollën e dashurisë për tokën mëmë, shkollën e qëndresës ne dy fronte: në luftë me natyrën e egër të maleve dhe në luftë me xhelatët okupatorë që ia thithnin gjakun popullit tonë të vuajtur.
Aliu, përveç punëve në fushë, në atë pak tokë malore, gjatë stinës së dimrit merrej me një zanat, te cilin e kishte të përsosur,zanatin e zdrukthëtarisë. Por çështje primare e tij ishte veprimtaria atdhetare,organizimi kombëtarë,qëndresa me çdo kusht për ballë armikut mizor, për çka edhe e mbanin në shënjestër xhelatët e pa shpirtë. Ata dinin mirë se biri i kujt është Aliu, prandaj ia kurdisën aktakuzën dhe e dërguan në vuajtje dënimi në burgun famëkeq të Smrekovnicës, ku pati rastin te njihet edhe me shumë shokë të tjerë të idealit. Aty ne burgun-shkollë,edhe më shumë u kalit shpirti i tij kryengritës ,aty atij iu shtua edhe më shumë urrejtja për armikun gjakatar.