Hoxha Bedri Bytyqi thotë se abuzimi i vajzës ndodhi për shkak të veshjes së saj provokative!

Imami i një xhamie në Rahovec Bedri Bytyqi, ka fajësuar edhe vajzën e mitur e cila ka qenë viktim e rastit të abuzimit dhe keqtrajtimit seksual nga ana e një profesori dhe një polici në Komunën e Drenasit.

Sipas Bytyqit, veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyqi.

Tutje, ai ka shtuar se si shoqëri ekziston nevoja për moral institucional ose për institucione morale.