Situata mes protestuesve dhe policëve tensionohet

Views: 1261
Avantgardia

shtë tensionuar situata mes protestuesve dhe policëve për disa momente.

Kjo ka ndodhur pasi që policët e Kosovës nuk ua kanë plotësuar kërkesën e protestuesve, të cilët kanë kërkuar që policia të lëvizin dy hapa prapa në shenjë solidariteti ndaj vajzës nga Drenasi që është dhunuar ditë më parë.

Pas kësaj, protestuesit kanë lëvizur afër policëve duke i quajtur ata kriminel dhe duke iu dhënë ofendime të ndryshme.

Madje, disa nga protestuesit iu kanë thënë policisë që nuk duhet të bëhen shërbëtorë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Protesta me moton “Përdhunuesit në Burg”, ka filluar në ora 12:00, ajo është organizuar nga  Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë