Deklarata e plotë e policit Vesel Veselit – Çfarë thotë për vajzën e mitur?

Views: 1053
donita

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë parabburgim policit nga Drenasi, nën dyshimin për ngaccmim dhe shantazh se**ual ndaj një vajze të mitur.

Më poshtë, deklarata e të dyshuarit.

I njëjti kërkoi që organet e drejtësisë t’ia japin një dënim të vogël.

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroj prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ik, as nuk do të ndikoj dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, ka deklaruar i dyshuari para gjykatës.