Mediat zvicerane shanë keq Loredanën dhe Mozzik, reagon reperi

Views: 286
Avantgardia
Ditën e djeshme u përhap lajmi se revista zvicerane “Weltwoche” i kishte dedikuar një artikull jo fort të këndshëm Loredanës dhe Mozzik.

Ata shkruanin për reperen se në tekstet e këngëve të saj del si një kukull që transmeton gjithë paragjykimet, klishetë dhe stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në shoqërinë zvicerane.

Ndërsa për Mozzik kishin shkruar se gjatë kohës kur jetonte në Ferizaj, me siguri shikonte ëndrra si çdo burrë i zakonshëm shqiptar, me një Mercedes dhe një nuse të bukur në sediljen pranë shoferit duke ecur nëpër botën e të pasurve, ndërsa bagazhi ishte plot me para.

Pas këtyre shkrimeve, Mozzik ka reaguar në profilin e tij në Instagram. Ai ka publikuar një foto ku tregon se hiti më i ri me Loredanën, “Romeo & Juliet” ka kapur vendin e dytë si më i shituri në të gjithë Gjermaninë dhe krahas postimit shkruan:

“Maspari, krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n’shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja. Së bashku me gruan Loredana kapëm vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges ” Romeo&Juliet “.
Faleminderit të gjithëve.
Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i’a mjel c*cat Evropës.”- janë fjalët e reperit në postim.