Grabovci: Publikimi i aferës ‘Pronto’ për mua ishte më i rëndë se vdekja

Views: 854
Avantgardia


Në një rrëfim për jetën dhe karrierën, Adem Grabovci ka thënë se publikimi i aferës ‘’Pronto’’, për të ka qenë më e rëndë se vdekja, të cilën thotë se e ka parë disa herë më sy

E ka quajtur këtë si ‘’ngjarjen më të rëndë që ka pritë t’i ndodhë’’, derisa ka shtuar se ia ka lënë në dorë drejtësisë. 

“Këtë inskenim e kam përjetuar më rëndë se vdekja, që e kam parë disa herë me sy. Ngjarja që më së paku e kam pritur që mund të më ndodhë. Ia kam lënë në dorë drejtësisë”, ka thënë ai në emisionin Personale.

Tutje, Grabovic ka shtuar se nuk ka ndonjë person të cilit ai i ka bërë padrejtësi, derisa ka thënë se është i gatshëm të jap llogari nëse i ka kaluar kompetencat e veta.

“Nëse gjenden vetëm një njeri që i kamë bërë padrejtësi, në mënyrë absolute jam i gatshëm të jap llogari. Por kjo nuk ka ndodh kurrë e as nuk do të ndodh. Kam qenë deputet, kam qenë shef i Grupit Parlamentar (PDK), dhe nëse i kam tejkaluar kompetencat e mia, jam i gatshëm të jap llogari”.

Ai thotë se rastin “Pronto” ia ka lënë drejtësisë, por se me publikimin e atyre bisedave i është bërë dëm i madh moral.

Grabovci ka përfunduar se nuk e përjashton që ky rast ka pasur qëllim për eliminim politik, por sipas tij koha do të tregoj të vërtetën.