Një ndodhi qesharake ka ndodhur sot nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj

Views: 254
Avantgardia

Një ndodhi qesharake ka ndodhur sot nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj. Ata kanë arritur që ta bindin një familje për t’u anëtarësuar në partinë e tyre.

Madje, aq lajm iu duket një gjë e tillë, sa PDK, dega në Ferizaj, dërgon komunikatë për media. Në një takim, ku kanë marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, deputeti nga PDK, Elmi Recica, ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Morina, kanë arritur që ta kthejnë në parti të tyre, familjen Limani nga Ferizaj.

Ky aderim është bërë i ditur nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të PDK-Dega Ferizaj madje këta të fundit kanë dërguar edhe komunikatë për media.

Në njoftim thuhet se familja e gjerë Limani nga Komogllava kalon nga LDK në PDK.

Po sjellim të plotë njoftimin e PDK-Dega Ferizaj:

“Familja e gjerë Limani nga Komogllava kalon nga LDK në PDK

Pasditen e sotme në ambient të ngrohtë familjar, në lagjen Halilaj të Komogllavës, familja e gjerë Limani, pati një ngjarje të veçantë. Ata kishin vendosur që e gjithë familja të aderonin nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke ndryshuar kështu, bindjen e mbështetjen e tyre politike, për siç u shprehën ata që LDK nuk i solli ferizajasve ndryshimin, por vetëm degradimin institucional dhe instrumentimin e njerëzve për qëllime përfitimi politik.

Në këtë ngjarje, me pritje të ngrohtë familjare, familja e nderuar komogllavase Limani, pritën krerët e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj të përbërë nga Kryetari i Ferizajt, njëherit kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtari i Kryesisë lokale dhe qendrore të PDK-së, Elmi Reçica, ish kryetari i Ferizajt dhe nënkryetari i PDK-së në nivel qendror, Bajrush Xhemaili si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është i patundur dhe kështu, tëorganizuar si asnjëherë më parë, me kuadro të dëshmuara profesionale e familje të respektuara, ditëve në vijim, fillon procesi zgjedhor brenda degës së PDK-së në Ferizaj dhe ky aderim por edhe organizimet e tjera të kësaj natyre forcojnë radh PDK-së dhe dëshmojnë për mbështetjen e gjerë qytetare”, thuhet në njoftim./ Insajderi.com