Ushtarët e FSK-së përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë

Views: 621
Avantgardia

Gjatë kësaj fundjave Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur një numër të madh të vizitorëve pas disa ditëve që ishte e mbyllur.

Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik.