Aksident trafiku në Pejë, vetura futet në objektin e një furre

Views: 849
Avantgardia
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Pejës.

Sipas një fotografie të dërguar në Indeksonline shihet se si veturat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe se njëra prej tyre është futur në objektin e një furre të bukës.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale.