Çfarë thotë familja e Fahredin Gashit për fajësinë e tij

Views: 1465
Avantgardia

Djali i Fahredin Gashit, pretendon se babi i tij është i pafajshëm.

Në nëntor të 2011-ës, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte dënuar me 18 vjet burg Fahredin Gashin, nën akuzat për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit.

Aktakuza ndaj Gashit u ngrit pas dëshmive publike të Nazim Bllacës, i cili pati pranuar se ka marrë pjesë në vrasje dhe krime tjera, që sipas tij ishin të urdhëruara nga SHIK-u.

Së fundmi, Bllaca, në një dokumentar të RTK-së, paraqitej si spiun i Serbisë në Kosovë dhe i lidhur me UDB-në.

E sipas djalit të Fahredin Gashit, është pikërisht Bllaca ai që ka faj për dënimin me burg të babait të tij.

“Duke u bazuar në emisionin e fundit UDHËVE ku u bindën të gjithë se Babai im është i pafajshëm dhe u dënua vetëm me fjalët e një spiuni serb, më lindi pyetja çka tash? Çka tash?”, ka shkruar djali i Fahredin Gashit në Facebook.

Ai i ka kërkuar Qeverisë dhe Gjykatës që ta lirojnë sa më shpejt Faredin Gashin.

Ky është postimi i plotë i djalit të tij:Duke u bazuar ne emisionin e fundit UDHËVE ku u binden te gjithe se Babai im eshte i pafajshem dhe u denua vetem me fjat e nje spiuni serb me lindi pyetja qka tash? Qka tash? Kush na rikthen lotët dhe vuajtjet per 9 vite?

Kush na rikthen vitet qe i humbem pa Baba,pa Burrë,pa Djalë,pa Vlla?

Kush na rikthen mungesen e tij ne festa që çdoherë i kemi kaluar me lot?

Kush na rikthen mungesen e tij ne momentin e diplomimit te femijeve te tij?

Kush na rikthen mungesen e tij ne martesat e femijeve te tij?

Kush ja rikthen mungesen e perjetimit te ndjenjes së të bërit gjysh?

Kush na rikthen shendetin e Babit? Kush na rikthen 9 vite te jetes sonë që aspak nuk ka qenë e njejtë pa të?

Te gjithë keni familje smund te rrini larg tyre me shumë se 3-4 dite,babai jonë është larg nesh qe 3285 dite pa asnje arsye prezenca e tij na mungon shumë.

Ju lutem te gjithëve ne QEVERI DHE GJYKATES boll është ta lironi sa ma shpejt qe esht e mundur dhe ti jepni fund vuajtjev tona. Babi te duam shumë