Gjendja e lumit në fshatin Petrovë (Foto)

Views: 138
Avantgardia

Sot gjatë ditës ishim në fshatin Petrovë me kërkesën e disa banorëve për të parë nga afër gjendjen e lumit dhe punimet që kishin filluar para fushatës për rregullimin e kanalizimit, punime këto të pa përfunduara prej dy vitesh.

Punimet filluan nga lagjja Hysenaj dhe kaluan nëpër lagjën Beqaj për gjatë lumit, mirëpo u ndërprenë në lagjen Rexhaj afër urës.
Tani i gjithë kanalizimi derdhet aty, gypat thuajse të gjithë kanë dalur në sipërfaqe të lumit, dhe ndihet era kundërmuese shumë e rëndë, pastaj shtrati i lumit është në gjendje të mjerueshme për shkak të punimeve pa asnjë kriter, ndërsa pushteti as që e ka vizituar më pas zgjedhjeve të vitit 2017, se lëre më t’i përfundoj punimet në këtë projekt të dështuar.

Gjithashtu edhe rruga përgjatë lumit është në gjendje të rëndë, të cilën banorët mundohen të e mirëmbajnë me zhavor deklarohet Lëvizja Vetëvendosje në Shtime.
Shaktet e rrjetit të kanalizimit të mbuluar me dërrasa druri ashtu që të mos rrezikohen fëmijët, të cilët ecin çdo ditë në atë rrugë për të shkuar në shkollë.
Pjesa përreth lumit, siç shihet, është tërësishtë e pa pastruar, pra askush që e ka për detyrë nuk është kujdesur më, pavarsisht premtimeve para e gjatë fushates.

Image may contain: outdoor and water