Kryetari Ismajli vizitoj gjimnazin dhe shkollën e fshatit Petrovë

Views: 546
Avantgardia

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Mensur Neziri, gjatë ditës vizituan Gjimnazin ” Naim Frashëri” në Shtime.

Qëllimi i vizitës në shkollën e lartpërmendur ishte njohja me platformën digjitale në shkollë dhe jetësimi i saj, duke ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e suksesit të nxënësve dhe ofrimin e një sigurie edhe më tëmadhe.

Gjithashtu Kryetari Ismajli dhe drejtori Neziri i bënë vizitë edhe Sh.F.M.U ” Bajram Curri ” në fshatin Petrovë, ku për filloristët e kësaj shkolle është kërkuar profilizimi profesional në identifikimin sa më të hershëm të profileve tyre të ndryshme.